Konsulent junior për Konsulencë zhvillimore


Vendi: Prishtinë

Paga:
E negociueshme varësisht nga përgatitja dhe kualifikimi individual.

Kohëzgjatja e kontratës:
Tri vjeqare me tre muaj periudhë provuese dhe mundësi vazhdimi për periudhë më të gjatë kohore në vartësi të performancës.

Detyrat Kyçe:
Ofrimi i shërbimeve specifike profesionale të konsulencës zhvillimore per projekte përkatëse në Institucione Shtetërore në nivel qendëror dhe lokal, të financuara nga Institucione të ndryshme vendore e ndërkombëtare përfshirë Komisionin Europian, Bankën Botërore, BERZH-in dhe donatorët tjerë. 

Pergatitja e projekt propozimeve të ndryshme për projekte zhvillimore dhe zbatimi i tyre ne bashkëpunim me partnerët dhe mekanizmat Institucional Ndërkombëtar prezent dhe jo prezent në Kosovë.

Mirëmbajtja, zhvillimi dhe avancimi i raporteve bashkëpunuese me partnerë strategjikë dhe mekanizma institucional lokal e ndërkombëtar.

Kualifikimi minimal i nevojshëm:
Bachelor, Master profesional ose shkencor i përfunduar në drejtimin menaxhim, administrim biznesi, administrate publike, shkenca politike, çështje të Unionit Evropian. Njëkohësisht kërkohet që për fushat relevante të interesuarit të posedojnë kualifikime dhe çertifikata shtese kualifikuese të njohura ndërkombëtarisht. 

Ekspertizë dhe eksperiencë të vazhdueshme në fushat relevante; njohje e shkëlqyeshme e Gjuhës Angleze; aftësi të mira prezantuese dhe komunikuese në të folur dhe në të shkruar; njohje të mirë të Microsoft Office dhe aftësi të mira për menaxhimin e kohës dhe aktiviteteve;

Mënyra e aplikimit:
Te gjithë të interesuarit të cilët në plotëni i plotësojnë kriteret e lartëcekura luten që CV-të e tyre me një foto personale dhe një letër motivuese ti dërgojnë në e-mailin: [email protected] më së largu deri me datën 25/03/2015 në ora 12:00. Informata më të hollësishme lidhur me IKM-në dhe fushëveprimtarinë e saj mund të gjeni në ueb faqën tonë.

Vërejtje:

Të gjithë ata të cilët nuk i plotësojnë në plotëni kërkesat e mësipërme luten që të mos aplikojnë fare sepse CV-të e tyre nuk do të merren parasyshë.

Aplikantët nga Republika e Shqipërisë, si dhe studentët e sapo diplomuar dhe kthyer nga USA apo vendet e Europës inkurajohen për të aplikuar!