Menaxhimi i Performancës

Nga data 30/10/2012 deri me 02/11/2012, Tiranë, Shqipëri


Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit të performancës në kuadër të një Institucioni, organizate, ndermarrje ose biznesi, përfshirë këtu hartimin e planeve vjetore individuale të punës, menaxhimin dhe vlerësimin e tyre konform legjislacionit relevant lokal dhe trendeve zhvillimore globale.
Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohen raste konkrete që kanë të bëjnë me qështje të ndryshme të lartëcekura dhe të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik, që d.m.th: se element mjaft me rëndësi që e karakterizon këtë trajnim është kombinimi i pjesës praktike dhe teorisë së menaxhimit të performancës vjetore.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, auditorëve të brendshëm, zyrtarëve ose menaxherëve të resurseve njerëzore, drejtorëve të administratës, menaxherëve kryesor financiar, përfshirë zyrtarët e buxhetit, financave, zyrtarët e prokurimit, apo zyrtarët tjerë relevantë të institucioneve qeveritare qendrore dhe lokale, autoriteteve, agjencioneve ose autoriteteve tjera qendrore, rajonale, komunale ose ekzekutive të cilët ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative-publike, bordeve menaxhuese, organizatave, drejtorëve të departamenteve ose zyrtarëve të ndryshëm si dhe të gjithë zyrtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me Menaxhimin e Performancës. 

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?


Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 599 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina për në Tiranë dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Tiranë, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita relevante sipas programit të qëndrimit në Shqipëri.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit të akomodimit në Tirane, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 25 Tetor 2012 në ora 12.00. Keni parasysh që numri i vendeve të pjesmarrjes në trajnim është i limituar!

<< Kthehu Prapa