Menaxhimi i Shpenzimeve dhe mbyllja e vitit fiskal në Organizatat Buxhetore në Kosovë

Nga data 27/11/2012 deri me 30/11/2012, Tiranë, Shqipëri

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohet komplet procedura dhe metodologjia e menaxhimit të shpenzimeve dhe mbylljes së vitit fiskal në kuadër të organizatave buxhetore në përputhshmëri të plotë me legjislacionin primar dhe sekondar për menaxhimin e Financave Publike në Republikën e Kosovës. 

Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohen raste konkrete që kanë të bëjnë me teknikat më të mira mbi procesin e menaxhimit të shpenzimeve dhe mbylljes së vitit fiskal në kuadër të organizatave buxhetore dhe të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik, që d.m.th: se element mjaft me rëndësi që e karakterizon këtë trajnim është kombinimi i pjesës praktike dhe teorisë së menaxhimit të shpenzimeve dhe mbylljes së vitit fiskal në kuadër të organizatave buxhetore në Republikën e Kosovës.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, auditorëve të brendshëm, zyrtarëve ose menaxherëve kryesor financiar, përfshirë zyrtarët e buxhetit, financave, zyrtarët e prokurimit, zyrtarët certifikues, aprovues dhe zotues, apo zyrtarët tjerë relevantë të institucioneve qeveritare qendrore dhe lokale, autoriteteve, agjencioneve ose autoriteteve tjera qendrore, rajonale, komunale ose ekzekutive të cilët ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative-publike, bordeve menaxhuese, organizatave, drejtorëve të departamenteve ose zyrtarëve të ndryshëm si dhe të gjithë zyrtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me menaxhimin e shpenzimeve dhe mbylljen e vitit fiskal në kuadër të organizatave buxhetore  respektivisht menaxhimin e financave publike në Kosovë. 

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 555 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina për në Tiranë dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Tiranë, mëngjesi, kafet gjate pauzave te trajnimit, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikimi dhe aktivitetet tjera relevante sipas axhendës së qëndrimit në Shqipëri.

Imformata shtese:

Për të marrë pjesë në viziten studimore, për shkak të rezervimit të akomodimit në Tiranë, Shqipëri, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në viziten studimore ta bëjnë gjithsesi para datës 22 Nentor 2012 në ora 12.00.

<< Kthehu Prapa