Menaxhimi i Buxhetit dhe Raportimi Vjetor Financiar

Nga data 19/12/2012 deri me 22/12/2012, Stamboll, Turqi


Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen të gjitha qështjet që kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit të buxhetit dhe raportimit vjetor financiar në kuadër të organizatave buxhetore në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohen raste konkrete që kanë të bëjnë me metodologjitë dhe praktikat më të mira të menaxhimit të buxhetit dhe raportimit vjetor financiar dhe të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik, që d.m.th: se element mjaft me rëndësi që e karakterizon këtë trajnim është kombinimi i pjesës praktike dhe teorisë së menaxhimit të buxhetit dhe raportimit vjetor financiar në kuadër të organizatave buxhetore në Republikën e Kosovës.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve, kryeshefeve ekzekutiv, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, auditorëve të brendshëm, zyrtarëve ose menaxherëve kryesor financiar, përfshirë zyrtarët e buxhetit, financave, zyrtarët e prokurimit, zyrtarët certifikues, aprovues dhe zotues, apo zyrtarët tjerë relevantë të institucioneve qeveritare qendrore dhe lokale, autoriteteve, agjencioneve ose autoriteteve tjera qendrore, rajonale, komunale ose ekzekutive të cilët ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative publike, bordeve menaxhuese, organizatave, drejtorëve  të departamenteve ose zyrtarëve të ndryshëm si dhe të gjithë zyrtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me menaxhimitn e buxhetit dhe raportimin vjetor financiar në në kuadër të organizatave buxhetore në Republikën e Kosovës.  

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është si vijon:

- 999 EUR për pansion të  plotë (full board) që përfshinë akomodimin, mëngjesin, drekën dhe darkën, ose

- 899 EUR për pansion të pjesërishëm që përfshinë vetëm akomodimin me mëngjes 

Në koston e trajnimit përfshihet: bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtinës ne Aeroportin e Stambollit në Turqi dhe anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri në Hotel në Stamboll dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel 4* në Stamboll dhe njëra nga dy përzgjedhjet e mësipërme individuale të akomodimit dhe ushqimit, materjali i trajnimit, trajnimi dhe vizitat relevante me anije deri në grykën e Bosforit respektivisht qëndrimi për pakë kohë në kontinentin e Azisë, vizita në disa monumente historike dhe kulturore, si dhe vizita e lagjes Taksim sipas programit dhe agjendës së qëndrimit në qytetin e Stambollit.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të biletave dhe akomodimit në Stamboll, Turqi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 13 Dhjetor 2012 në ora 12.00. Keni parasysh që numri i vendeve të pjesmarrjes në trajnim është i limituar!

<< Kthehu Prapa