Së bashku, sfidojmë të ardhmen!
Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohet komplet kompleksiteti i qështjeve të mëposhtme që ka të bëjë me menaxhimin e mardhënieve me publikun dhe komunikimin në tërësi duke përfshirë:
a. Rëndësinë e Komunikimit me Publikun në kushtet bashkëkohore dhe specifikat e komunikimit me publikun në Kosovë;
b. Organizimin e zyrës për komunikim me publikun;
c. Përpilimin e komunikatës për media dhe shpërndarja e saj: hartimi, korrigjimi, lejimi, lekturimi dhe përkthimi.
d. Seleksionimin e mediave që do ta marrin komunikatën;
e. Hartimin e fjalimit publik;
f. Konferencën për media: arsyeja e organizimit-mos arsyeja e mosorganizimit dhe kushtet teknike;
g. Studimin e specifikave të mediave me të cilat synohet komunikimi: Elektronike (TV, Radio, Internet), Mediat e shkruara (ditore, periodike, te specializuara); Intervistimi: përgatitja dhe përfitimi;
i. Interpretimin e gjesteve gjatë intervistimit dhe përballimin e tremës, e.tj.
Të gjithë zëdhënësve, menaxherëve, drejtorëve ose udheheqesve te zyrave per informim publik duke përfshire zyrtarët për informim publik dhe të gjithë personave të cilët dëshirojnë që të rrisin aftësitë e tyre të komunikimit dhe ato që në një mënyrë apo tjetër kanë të bëjnë me informimin publik, mirëmbajtjen e mardhënieve me publikun dhe paraqitjen e tyre para publikut.
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 999 EUR.
Në koston e trajnimit përfshihet: bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtinës ne Aeroportin e Antalias në Turqi dhe anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri në Hotel në Alanya dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel luksoz në Alanya, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikatat sipas programit dhe agjendës së qëndrimit në qytetin e Alanyas.
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit të biletave dhe akomodimit në Alanya, Turqi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 15 Maj 2013 në ora 12.00. Keni parasysh që numri i vendeve të pjesmarrjes në trajnim është i limituar!
<< Kthehu Prapa