Sistemi informativ dhe plani kontabël në funksion të menaxhimit të financave publike

Nga data 27/04/2012 deri me 30/04/2012, Tiranë, Shqiperi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohet komplet procesi i menaxhimit te financave publike permes sistemit informativ, si dhe pani kontabel, gjithmone ne funksion te menaxhimit dhe ekzekutimit te financave publike. Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohen raste konkrete që kanë të bëjnë me shfrytezimin respektivisht funksionalizimin e Sistemit Informativ dhe planit kontabel ne funksion te Menaxhimit Financave Publike dhe të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik, që d.m.th: se element mjaft me rëndësi që e karakterizon këtë trajnim është kombinimi i pjesës praktike dhe teorisë së shfrytezimit sa me efikas dhe eficent te sistemit informativ dhe planit kontabel per Menaxhimin e Financave Publike ne Kosove.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve te departamenteve ose zyrtarëve të ndryshëm duke përfshi zyrtarët e buxhetit, financave, zyrtarët e prokurimit, zyrtaret certifikues dhe aprovues si dhe të gjithë zyrtarët tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike respektivisht menaxhimin e financave publike në Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 599 EUR. Në koston e trajnimit përfshihet: transporti per ne Tirane dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel luksoz në Tirane, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi dhe vizita relevante studimore ne Ministrine e Financave ne Republiken e Shqiperise.

Imformata shtese:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit të akomodimit në Tirane, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me datën 25/04/2012 në ora 12.00. Keni parasysh që numri i vendeve të pjesmarrjes në trajnimësht i limituar ne gjithsejte 15 vende!

<< Kthehu Prapa