Auditimi i Performancës

Nga data 27/06/2012 deri me 30/06/2012, Durrës, Shqipëri

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohet komplet procesi i auditimit të performanceës në kuadër të njësive organizative respektivisht funksioneve apo proceseve relevante brenda strukturave të caktuara organizative të Institucioneve publike qendrore, lokale, agjencioneve, bordeve dhe organizatave të tjera publike duke i kushtuar kujdes të veqantë teknikave dhe metodologjive relevante moderne te auditimit sistematik të tyre për vlerësim sa më real, të panshëm, të pa varur dhe të drejtë e objektiv të proceseve, procedurave dhe funksioneve relevante të tyre përgjatë periudhave të caktuara kohore.  
Gjithashtu, gjatë kësaj kohe do të elaborohen edhe raste konkrete praktike të auditimit të performacës në institucione simotra dhe krejt në fund do të organizohet edhe një vizitë studimore relevante në Ministrinë e Financave, respektivisht njesinë qendrore harmonizuese të auditimit të brendshëm dhe Kontrollin e lartë të Shtetit në Republikën e Shqipërisë.


Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, auditorëve të brendshëm, zyrtarëve financiar dhe menaxherëve apo zyrtarëve tjerë relevant të institucioneve qeveritare qendrore dhe lokale, autoriteteve, agjencioneve ose autoriteteve tjera qendrore, rajonale, komunale ose ekzekutive të cilët ushtrojnë  kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative-publike, bordeve menaxhuese, organizatave apo bizneseve tjera të cilat e zbatojnë apo i nënshtrohen procesit të auditimit të performanceës në kuadër të institucioneve apo organizatave relevante.


Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 599 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina për në Durrës dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Durrës, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita relevante studimore në Republikën e Shqipërisë.

Imformata shtese:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit të akomodimit në Durrës, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 24 Qershor 2012 në ora 12.00.

<< Kthehu Prapa