Sistemi i ri i Pagave dhe Gradave në Administratën Shtetërore në Kosovë

Nga data 27/09/2012 deri me 30/09/2012, Durrës, Shqipëri

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohet në aspektin krejtësisht praktik komplet kompleksiteti i qështjeve që ndërlidhen me procesin e sistemimit të pagave dhe gradave në Administratën Shtetërore respektivisht Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë bartësve të institucioneve qendrore dhe lokale, atyre të agjencioneve, bordeve dhe organizatave tjera te pavaruara publike, udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve të ndryshëm që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me sistemimin e pagave dhe gradave respektivisht zbatimin e legjislacionit për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin Civil, atij për standardet e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Administratën Shtetërore në Republikën e Kosovës.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 599 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet: transferi nga Prishtina deri në Hotel në Durres dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikata dhe aktivitetet tjera sipas programit dhe agjendës së qëndrimit në qytetin e Durresit.

Imformata shtese:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit të akomodimit në Durres, Shqiperi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 24 Shtator 2012 në ora 12.00.

<< Kthehu Prapa