Menaxhimi dhe vlerësimi i Performancës në Institucione dhe Ndërmarrje Publike

Nga data 13 – 16 Mars 2020, në Budva / Becic, Mal i Zi
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohet komplet procesi i menaxhimit të performancës, perfshirë këtu riorganizimin respektivisht reformimin e brendshëm institucional apo organizativ, vleresimin e performanc.ës, administrimi aktiv dhe zhvillimi i performancës në punë kundrejt përgjegjësive dhe objektivave të marra, ndërlidhja e performancës me rezultatet e arritura me anë të strategjive afatmesme të kompanisë dhe shërbimit ndaj klientëve , objektivat dhe realizimi i tyre, pengesat në mos realizimin me sukses etj.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë udhëheqësve, drejtorëve të përgjithshëm, kryeshefave ekzekutiv, drejtorëve të departamenteve / drejtorive të administratës, menaxherëve/zyrtarëve të personelit, drejtorëve të departamenteve specifike, udhëheqësve të divizioneve, sektoreve e njësive të ndryshme organizative dhe anëtarëve të bordeve mbykqyrëse apo menaxhuerve të ndërmarrjeve te ndryshme publike dhe lokale në Kosovë.
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 600 Euro
Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në Hotel ne Budva/Becic, dhe anasjelltas, akomodimi ne Hotel në Budva, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikata e trajnimit dhe aktivitetet tjera relevante, sipas programit dhe agjendes së trajnimit, një vizitë në Tivat ose Kotor gjatë qëndrimit në Budva.
Imformata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit dhe akomodimit në Budva, Mal i Zi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 10/03/2020 në ora 12.00.
Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme: Tel: 038 24 77 42; Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.
Shkarko ftesen: MVP-05B
Your article helped me a lot, thanks for the information. I also like your blog theme, can you tell me how you did it?
Your article helped me a lot, thanks for the information. I also like your blog theme, can you tell me how you did it?