Mini Tenderi dhe Kontrata kornize – Prokurimi elektronik

Nga data 23 – 26 Tetor 2020, në Stamboll, Turqi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?                                                                                                             

Gjatë trajnimit do të diskutohen këto tema:

  1. Kontrata kornize me një operator ekonomik;
  2. Marrëveshja kornizë me shumë operator ekonomik;
  3. Mini tenderi – zhvillimi i procedures;
  4. Mini tenderi – hapja e ofertave;
  5. Mini tenderi – vleresimi i ofertave;
  6. Mini tenderi – dokumentet sekondare;
  7. Mini tenderi – nenshkrimi i kontrates;
  8. Shqyrtimi i kërkesës për rishqyrtim përmes e – prokurimit;
  9. Kërkimi i dokumenteve sqaruese në fazën e vlerësimit;
  10. Dërgimi i dokumenteve sekondare;
  11. Procedurat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë;
  12. Procedura e kufizuar.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve dhe asistentëve të ndryshëm të prokurimit dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me Prokurimin Publik respektivisht me draftimin, hartimin e kontratave, zbatimin dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit të Prokurimit Publik ne Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 888 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtinës në Aeroportin e Stambollit në Turqi dhe anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri në Hotel në Stamboll dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel 4* në Stamboll me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe një vizitë me anije në Bosfor sipas programit dhe agjendës së qëndrimit ne Stamboll.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Stamboll, Turqi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  16/10/2020  në ora 12.00. 

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të  kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë! 

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e  mëposhtme:  Mob: 045 49 77 77,& 044 312 601 apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &                           aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9 afër  restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.

Ftesa e trajnimit -MINI TENDERI – Stamboll

Tags:
Comments