Qeverisja Korporative, raportimi dhe Vlerësimi i performancës në Ndërmarrje Publike

Nga data 16 – 20 Shtator 2020, në Kemer / Antalya, Turqi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi  do të shtjellohet  qeverisja e ndërmarrjes publike, plani i biznesit, procesi i menaxhimit të performancës, perfshirë këtu riorganizimin respektivisht reformimin e brendshëm institucional apo organizativ, vleresimin e  performancës, administrimi aktiv dhe zhvillimi i performancës në punë kundrejt përgjegjësive dhe  objektivave të marra,  ndërlidhja e performancës me rezultatet e arritura me anë të strategjive  afatmesme të kompanisë dhe shërbimit ndaj klientëve ,  objektivat dhe  realizimi i tyre, pengesat në mos realizimin me sukses etj.

 

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë  udhëheqësve, drejtorëve të përgjithshëm, kryeshefave ekzekutiv, drejtorëve të  departamenteve / drejtorive të administratës, menaxherëve/zyrtarëve të personelit, drejtorëve të   departamenteve specifike, udhëheqësve të divizioneve, sektoreve e njësive të ndryshme organizative dhe anëtarëve të bordeve mbykqyrëse apo menaxhuerve të ndërmarrjeve te ndryshme publike dhe lokale në Kosovë.

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 950 Euro

Në koston e trajnimit përfshihet:  bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtines në Aeroportin e Antalyas në Turqi dhe
anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri ne Hotel në Kemer / Antalya dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel
në Antalya me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikimi sipas programit
dhe agjendës së trajnimit dhe qëndrimit në Antalya Turqi.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te  biletave  dhe akomodimit në Antalya,  Turqi, të gjithë të   interesuarit    janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  10/09/2020 në ora 12.00.

Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!                      

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:    Mob: 045 49 77 77 & 044 312 601, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre:  Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

Ftesa e trajnimit – NP- Turqi

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.