Zbatimi i kerkesave ligjore për Menaxhimin e Financave Publike dhe Llogaridhënja Financiare e Zyrtarëve Financiar

Nga data 25 – 29 Shtator 2019, ne Antalya / Kemer / Side, Turqi
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema:
- Kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike për zbatimin e funksionit të Zyrtarit Kryesorë Financiar në Organizatën Buxhetore;
- Përgjegjesitë e Zyrtarit Kryesor Financiar në Planifikimin Buxhetor, Ekzekutim dhe Raportim Financiar të Organizates Buxhetore;
- Menaxhimi i Financave Publike si një mjet i rëndësishëm për zbatimin e politikave publike;
- Cikli buxhetor dhe komponentat e tij kryesorë, procedurat për planifikimin efektiv të buxhetit;
- Kuptimi dhe menaxhimi i të ardhurave/ shpenzimeve qeveritare dhe sistemi i menaxhimi;
- Menaxhimi i paradhënjeve (avancet), regjistrimet në SIMFK, arsyetimet/shpenzimet në kode përkatese dhe barazimi sipas legjislacionit në fuqi;
- Menaxhimi i pasurisë kapitale (jo financiare) qeveritare sipas Rregulles financiare të MF dhe mirembajtja e regjistrave kontabel nëpermes SIMFK dhe e-Pasuria;
- Raportimi Financiar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit & Hartimi dhe zbatimi i planeve të veprimit ;
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Te gjithë udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve financiar dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me financa publike respektivisht dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit ne Kosovë.
Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 900 EURO.
Në koston e trajnimit përfshihet: bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtines në Aeroportin e Antalyas në Turqi dhe
anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri ne Hotel në Kemer / Antalya dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel
në Antalya me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikimi sipas programit
dhe agjendës së trajnimit dhe qëndrimit në Antalya Turqi.
Imformata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Turqi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 16/09/ 2019 në ora 12.00.
Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!
Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme: Tel: 038 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: kmi@kmi-rks.com & aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9 afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.
Pretty! This has been an incredibly wonderful article.
Thank you for providing this information.