Menaxhimi i kontratave Publike dhe prokurimi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?                                                                                                               

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen keto tema: 

Þ Cikli i prokurimit ;  – Organizimi i prokurimit në nivel të Autoritetit Kontraktues;  – Menaxhimi i kontratave si aktivitet i veçantë në ciklin e prokurimit;  – Detyrat dhe përgjegjësitë e menaxherit/ ndarja e përgjegjësive, llogaridhënia dhe delegimi i detyrës;

Þ Formimi i ekipit menaxhues dhe angazhimi i konsulentëve të jashtëm; Palët e interesit – identifikimi dhe bashkëveprimi i tyre kompetent brenda AK-s (rast studimi);  Plani i menaxhimit të kontratës; Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës, variacionet, mundësitë e ndryshimit dhe ndërprerja e kontratës;

Þ Pranimi i furnizimeve e shërbimeve/implementimi i kontratës , urdhërblerja dhe faturimi; ✔ Kushtet e pagesës, disiplina financiare, vonesat e pagesave dhe ndëshkimet kontraktuese (raste studimi nga praktika); ✔ Kodi i etikës ✔ Mbyllja e kontratës / trajtimi i garancioneve të performancës;

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?                                                                                                                                     

Të udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve dhe asistentëve të ndryshëm të prokurimit dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me Prokurimin Publik respektivisht me draftimin, hartimin e kontratave, zbatimin dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit të Prokurimit Publik ne Kosovë.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 850 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: udhetimi nga Prishtina në Dubrovnik dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Dubrovnik me mëngjes, drekë dhe darkë materjali i trajnimit, trajnimi, certifikata e trajnimit, kafet gjatë  pauzave të kafës sipas programit dhe agjendës së trajnimit , një vizitë në pjesën e vjetër të qytetit, një vizitë në  qytetin e Cavtatit, tarifa e vizes dhe sigurimi shendetsor ne Dubrovnik.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të procesimit te vizave  dhe akomodimit në Dubrovnik, Kroaci, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 15/11/2019  në ora 12.00.

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin  relevant mund të kontaktoni në kontaktet e   mëposhtme:  Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com  ose web faqës:   www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rr. Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08,  Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine,  10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen-Dubrovnik 2

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.