Planifikimi, raportimi dhe mbyllja e vitit fiskal nga Organizatat buxhetore

Nga data 30 Nëntor – 3 Dhjetor 2019, në Dubrovnik, Kroaci
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema:
- Menaxhimi i Financave Publike si një mjet i rëndësishëm për zbatimin e politikave publike;
- Cikli buxhetor dhe komponentat e tij kryesorë, procedurat për planifikimin efektiv të buxhetit;
- Afatet kohore dhe nivelet e kontrollit gjatë shpenzimeve nga organizatat buxhetore;
- Barazimi mujor dhe tremujor i organizatave buxhetore sipas procedurës se MF,
- Standardet dhe praktikat e mira për eliminimin e gabimeve gjate klasifikimit ekonomik te shpenzimeve
- Menaxhimi i paradhënjeve (avancet), regjistrimet në SIMFK, arsyetimet/shpenzimet në kode përkatese dhe barazimi sipas legjislacionit në fuqi;
- Menaxhimi i pasurisë kapitale (jo financiare) qeveritare sipas Rregulles financiare të MF dhe mirembajtja e regjistrave kontabel nëpermes SIMFK dhe e-Pasuria;
- Raportimi Financiar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit & Hartimi dhe zbatimi i planeve të veprimit ;
- Mbyllja e vitit fiskal nga OB;
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë drejtorëve të udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve financiar dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me financa publike respektivisht dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit ne Kosovë.
Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 850 EURO.
Në koston e trajnimit përfshihet: udhetimi nga Prishtina në Dubrovnik dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Dubrovnik me mëngjes, drekë dhe darkë materjali i trajnimit, trajnimi, certifikata e trajnimit, kafet gjatë pauzave të kafës sipas programit dhe agjendës së trajnimit , një vizitë në pjesën e vjetër të qytetit, një vizitë në qytetin e Cavtatit, tarifa e vizes dhe sigurimi shendetsor ne Dubrovnik.
Informata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të procesimit te vizave dhe akomodimit në Dubrovnik, Kroaci, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 15/11/2019 në ora 12.00.
Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com ose web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rr. Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.