Menaxhimi i resurseve njerëzve dhe Vlerësimi i performancës në Institucionet Publike në Kosovë

Nga data 30 Nëntor – 3 Dhjetor 2019, në  Dubrovnik, Kroaci

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit ?                                                                    

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen këto tema:  Procesi i shfrytëzimit te sistemit informativ për                 menaxhimin e resurseve njerëzore, Roli i burimeve njerëzore, Zhvillimi dhe Implementimi Strategjik i planeve të MBNJ, Rekrutimi, Përzgjedhja, Kompensimi dhe Përfitimet, Motivimi, Trajnimi dhe  Zhvillimi, Menaxhimi I performances, Vleresimi i punjonësve në kuadër të Institucioneve Publike qendërore dhe lokale, në përputhshmëri të plotë me legjislacionin primar dhe sekondar për shërbim civil në Kosovë.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe do të elaborohen edhe raste konkrete praktike të procesit të shfrytëzimit te sistemit informativ për menaxhimin e resurseve njerëzore.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të  gjithë  drejtorëve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, drejtorëve të administratës, menaxherëve të resurseve njerëzore/personelit, zyrtarëve, asistentëve të personelit dhe zyrtarëve të tjerë relevant të institucioneve qeveritare qendërore dhe lokale të cilët në mënyrë direkte apo indirekte kanë të bëjnë me procesin e shfrytezimit të sistemit informativ per menaxhimin e resurseve njerëzore (Personelit), në kuadër të Institucioneve Publike.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 850 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: udhetimi nga Prishtina në Dubrovnik dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Dubrovnik me mëngjes, drekë dhe darkë materjali i trajnimit, trajnimi, certifikata e trajnimit, kafet gjatë  pauzave të kafës sipas programit dhe agjendës së trajnimit , një vizitë në pjesën e vjetër të qytetit, një vizitë në  qytetin e Cavtatit, tarifa e vizes dhe sigurimi shendetsor ne Dubrovnik.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të procesimit te vizave  dhe akomodimit në Dubrovnik, Kroaci, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 15/11/2019  në ora 12.00.

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin  relevant mund të kontaktoni në kontaktet e   mëposhtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &                    kmi@kmi-rks.com  ose web faqës:   www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rr. Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08,  Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine,  10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen-Dubrovnik 4

Tags:
Comments