Roli dhe rëndësia e Autoriteteve përgjegjëse për parandalimin e Konfliktit të interesit në Institucionet Publike në Kosovë

Nga data 7 – 10 Shkurt 2020, në Budva / Becic, Mal i Zi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen tema që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit në ushtrimin e detyrave publike. Ndryshimet që sjell Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (Nr.06/L-011), tashmë obligojnë të gjitha institucionet publike të vendit tonë që në kuadër të vet të krijojnë Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e detyrave publike.

Gjatë këtij trajnimi fokusi kryesor do të jetë në këto tema:

– Si krijohen dhe si duhet të funksionojnë Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konflikti të interesit,

– Kush janë personat kompetent që duhet të përbëjnë Autoritetin përgjegjës në një institucion?

– Cilat janë detyrat dhe kompetencat e Autoritetit përgjegjës për parandalimin e konflikti të interesit

– Cili është bashkëpunimi i Autoritetit përgjegjës me Agjencinë kundër Korrupsionit ?

– Çka është konflikti i interesit ?

– Cilat janë llojet e konfliktit të interesit ?

– Si duhet të parandalohet konflikti i interesit ?

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Ky trajnim u dedikohet të gjithë atyre zyrtarëve që kane rol udhëheqës qoftë në divizione apo departamente (shefa e drejtora).  Ndërsa në fokus të veçantë, trajnimi do të ishte i mirëseardhur pikërisht për zyrtarët që nga institucionet e tyre janë emruar si Autoritete përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesit brenda institucionit të tyre.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 599 Euro

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në  Hotel ne Budva/Becic, dhe anasjelltas, akomodimi ne Hotel në Budva, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikata e trajnimit dhe aktivitetet tjera relevante, sipas programit dhe agjendes së  trajnimit, një vizitë në Tivat ose Kotor gjatë qëndrimit në Budva.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit  dhe akomodimit në Budva,  Mal i Zi, të gjithë të   interesuarit  janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  03/02/2020 në ora 12.00.          

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e mëposhtme:  Tel: 038 24 77 42;     Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com &  aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”,  Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

 

Shkarko ftesen: Konflikti i interesit – Budva

Tags:
Comments