E – prokurimi dhe vlerësimi i ofertave në mënyrë elektronike

Nga data 18 – 21 Prill 2019, në Budva, Mal I Zi

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?                                                                                                                       

Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen keto tema:

  1. Administrimi i llogarisë;
    2. Zhvillimi i procedure së prokurimit;
    3. Hapja e ofertave elektronike;
    4. Caktimi i komisionit te vlerësimit;
    5. Vleresimi i ofertave elektronike;
    6. Kërkesa për sqarim të ofertës gjatë procesit të vlerësimit;
    7. Dokumentet sekondare, dhe dhania elektronike;
    8. Njoftimi për nënshkrimin e kontratës etj.

Gjithashtu ne aspektin krejtesishte praktik do te trajtohen raste konkrete të pë rdorimit të e – prokurimit nga         Autorritetet Kontraktuese në Kosovë në përputhshmëri me parakushtet dhe parametrat legjislativ më të fundit për Prokurim Publik. Trajner i këtij trajnimi do të jetë Nazmi Gërvalla – Ekspert i platformës elektronike.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?  

Të gjithë udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve ose zyrtarëve dhe asistentëve të ndryshëm të prokurimit dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me Prokurimin Publik respektivisht me draftimin,  hartimin e kontratave, zbatimin dhe monitorimin e tyre sipas legjislacionit të Prokurimit Publik ne Kosovë.       

 Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 600 EURO.

Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në  Hotel ne Budva, dhe anasjelltas, akomodimi ne Hotel në Budva, materjali i trajnimit, trajnimi dhe certifikata e trajnimit dhe aktivitetet tjera relevante, sipas programit dhe agjendes së  trajnimit, një vizitë në Tivat ose Kotor gjatë qëndrimit në Budva.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të akomodimit në Budva, Mal i Zi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  15 Prill 2019  në ora 12.00.

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në  kontaktet e mëposhtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9 afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.

Shkarko Ftesën

 

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *