Roli dhe rëndësia e Autoriteteve përgjegjëse për parandalimin e Konfliktit të interesit në Institucionet Publike në Kosovë

Nga data 23 – 27 Nëntor 2019, në Stamboll, Turqi
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen tema që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit në ushtrimin e detyrave publike.
Ndryshimet që sjell Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (Nr.06/L-011), tashmë obligojnë të gjitha institucionet publike të vendit tonë që në kuadër të vet të krijojnë Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e detyrave publike.
Gjatë këtij trajnimi fokusi kryesor do të jetë në këto tema:
– Si krijohen dhe si duhet të funksionojnë Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konflikti të interesit,
– Kush janë personat kompetent që duhet të përbëjnë Autoritetin përgjegjës në një institucion?
– Cilat janë detyrat dhe kompetencat e Autoritetit përgjegjës për parandalimin e konflikti të interesit
– Cili është bashkëpunimi i Autoritetit përgjegjës me Agjencinë kundër Korrupsionit ?
– Çka është konflikti i interesit ?
– Cilat janë llojet e konfliktit të interesit ?
– Si duhet të parandalohet konflikti i interesit ?
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Ky trajnim u dedikohet të gjithë atyre zyrtarëve që kane rol udhëheqës qoftë në divizione apo departamente (shefa e drejtora). Ndërsa në fokus të veçantë, trajnimi do të ishte i mirëseardhur pikërisht për zyrtarët që nga institucionet e tyre janë emruar si Autoritete përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesit brenda institucionit të tyre.
Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 888 EURO.
Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 888 Euro
Në koston e trajnimit përfshihet: bileta kthyese nga Aeroporti i Prishtinës në Aeroportin e Stambollit në Turqi dhe anasjelltas, transferi nga Aeroporti deri në Hotel në Stamboll dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel 4* në Stamboll me mëngjes, dreke dhe darkë, materjali i trajnimit, trajnimi dhe një vizitë me anije në Bosfor sipas programit dhe agjendës së qëndrimit ne Stamboll.
Imformata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te biletave dhe akomodimit në Stamboll Turqi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 15/11/2019 në ora 12.00.
Pasagjerët që udhëtojnë për në Turqi duhet të sigurohen që të kenë minimum 6 muaj validitet në pasaportë!
Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme: Tel: 038 24 77 42; Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & aajvazi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.
levofloxacin 500mg tablet buy levofloxacin 250mg without prescription
I have read your article carefully and I agree with you very much. So, do you allow me to do this? I want to share your article link to my website: gate.io
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
Your article gave me a lot of inspiration, I hope you can explain your point of view in more detail, because I have some doubts, thank you.