Shqyrtimi i ankesave dhe procedura administrative në Shërbimin Civil

Nga data 27 – 30 Nëntor 2019, në Tiranë, Shqipëri

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen keto tema: 

1.Legjislacioni për procedurën e përgjithshme legjislative, rregullimin, veprimet që duhet të mirren sipas Ligjit;

2.Llojet e procedurave, kompetencat, llojet e kompetencave, konflikti dhe zgjidhja e kompetencave;

3.Organizimi / Planifikimi i procedurës administrative;

4.Akti administrativ dhe zhvillimi kohor i tij;

5.Mjetet juridike, të rregullta ankesa dhe kundërshtimi administrative, afati kohor për ushtrimin e ankesës,    adresimi i ankesë;

6.Paraqitja e ankesës, afati kohor për vendosjen e ankesës, shqyrtimi i ankesës;

7.Nocioni i kundërshtimit administrative, objekt i kundërshtimit, forma;

Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohen me shembuj konkret nga ekspertë  të fushës situata të ndryshme dhe raste konkrete dhe  të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik edhe në ate praktik.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë drejtorëve të departamenteve, udhëheqësve dhe zyrtarëve të ndryshëm të institucioneve publike, drejtorëve të administratës, menaxherëve (zyrëtarëve) kryesor, zyrtareve ligjor dhe zyrëtarëve tjerë që në një formë apo tjetër ushtrojnë kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative-publike,  bordeve menaxhuese, organizatave, ose zyrtarëve të ndryshëm që në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me procesin e procedurës administrative dhe kontesteve  në kuadër të Institucioneve Publike në Republikën e Kosovës.

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 555 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet :  transporti nga Prishtina për në Tiranë dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në  Tiranë, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita  relevante sipas programit të qëndrimit në Shqipëri.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit dhe akomodimit në Tiranë, Shqipëri të gjithë të
interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  22/11/ 2019 në ora 12.00.

Megjithatë , për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund te kontaktoni në                                       kontaktet e më  poshtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose në zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e  Kosovës.

 

Shkarko ftesen-Tirane 3

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.