Hartimi i legjislacionit Sekondar në Institucione Publike

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohet komplet procedura dhe metodologjia e hartimit të legjislacionit  sekondar në kuadër të Institucioneve Publike në Republikën e Kosovës dhe harmonizimi i tyre me Acquis Communautaire. Gjithashtu gjatë trajnimit do të elaborohen raste konkrete që kanë të bëjnë metodologjitë dhe teknikat më të mira ndërkombëtare si dhe aktet ligjore që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm dhe funksionimin në kuadër të administratës publike të  Institucioneve Publike,  vlerësimi i nevojave për ndërhyrje administrative, parimet dhe standartet e hartimit të legjislacionit dhe të njëjtat do të komentohen edhe në aspektin teorik, që d.m.th: se element mjaft me rëndësi që e karakterizon këtë trajnim është kombinimi i pjesës praktike dhe teorisë së hartimit të legjislacionit sekondar në Republikën e Kosovës dhe harmonizimit të tyre me Acquis Communautaire.

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Të gjithë  udhëheqësve, menaxherëve, drejtorëve të drejtorive, zyrave apo departamenteve ligjore ose zyrtarëve të ndryshëm ligjor duke përfshi, drejtorët e administratës, drejtorët apo zyrtarët e tjerë relevant apo përgjegjës sektorial, zyrtarët për integrime europiane, dhe zyrëtarët tjerë të cilët në një formë apo tjetër kanë të bëjnë me hartimin e legjislacionit primar apo sekondar në kuadër të njesive të tyre organizative dhe harmonizimin e tyre me Acquis Communautaire.

 

Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 555 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet :  transporti nga Prishtina për në Tiranë dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në  Tiranë, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita  relevante sipas            programit të qëndrimit në Shqipëri.

Informata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit dhe akomodimit në Tiranë, Shqipëri të gjithë të
interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  22/11/ 2019 në ora 12.00.

Megjithatë , për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund te kontaktoni në  kontaktet e më  poshtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose në zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e  Kosovës.

Shkarko ftesen – Tirane 4

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published.