Menaxhimi dhe vlerësimi i Performancës në Institucione dhe Ndërmarrje Publike

Nga data 13 – 16 Shkurt 2020, në Tiranë, Shqipëri
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohet komplet procesi i menaxhimit të performancës, perfshirë këtu riorganizimin respektivisht reformimin e brendshëm institucional apo organizativ, vleresimin e performanc.ës, administrimi aktiv dhe zhvillimi i performancës në punë kundrejt përgjegjësive dhe objektivave të marra, ndërlidhja e performancës me rezultatet e arritura me anë të strategjive afatmesme të kompanisë dhe shërbimit ndaj klientëve , objektivat dhe realizimi i tyre, pengesat në mos realizimin me sukses etj.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë udhëheqësve, drejtorëve të përgjithshëm, kryeshefave ekzekutiv, drejtorëve të departamenteve / drejtorive të administratës, menaxherëve/zyrtarëve të personelit, drejtorëve të departamenteve specifike, udhëheqësve të divizioneve, sektoreve e njësive të ndryshme organizative dhe anëtarëve të bordeve mbykqyrëse apo menaxhuerve të ndërmarrjeve te ndryshme publike dhe lokale në Kosovë.
Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 550 EUR.
Në koston e trajnimit përfshihet : transporti nga Prishtina për në Tiranë dhe anasjelltas, akomodimi në Hotel në Tiranë, mëngjesi, dreka dhe darka, materjali i trajnimit, trajnimi, certifikimi dhe vizita relevante sipas programit të qëndrimit në Shqipëri.
Informata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit dhe akomodimit në Tiranë, Shqipëri të gjithë të
interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 13/02/ 2020 në ora 12.00.
Megjithatë , për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund te kontaktoni në kontaktet e më poshtme: Tel: 38 24 77 42, Mob: 045 49 77 77, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose në zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.
Shkarko ftesen: Vleresimi i performances -Tirane
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.