Roli dhe rëndësia e Autoriteteve përgjegjëse për parandalimin e Konfliktit të interesit në Institucionet Publike në Kosovë

Nga data 11 – 14 shtator 2020, në Durrës, Shqipëri
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen tema që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit në ushtrimin e detyrave publike. Ndryshimet që sjell Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (Nr.06/L-011), tashmë obligojnë të gjitha institucionet publike të vendit tonë që në kuadër të vet të krijojnë Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e detyrave publike.
Gjatë këtij trajnimi fokusi kryesor do të jetë në këto tema:
– Si krijohen dhe si duhet të funksionojnë Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konflikti të interesit,
– Kush janë personat kompetent që duhet të përbëjnë Autoritetin përgjegjës në një institucion?
– Cilat janë detyrat dhe kompetencat e Autoritetit përgjegjës për parandalimin e konflikti të interesit
– Cili është bashkëpunimi i Autoritetit përgjegjës me Agjencinë kundër Korrupsionit ?
– Çka është konflikti i interesit ?
– Cilat janë llojet e konfliktit të interesit ?
– Si duhet të parandalohet konflikti i interesit ?
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Ky trajnim u dedikohet të gjithë atyre zyrtarëve që kane rol udhëheqës qoftë në divizione apo departamente (shefa e drejtora). Ndërsa në fokus të veçantë, trajnimi do të ishte i mirëseardhur pikërisht për zyrtarët që nga institucionet e tyre janë emruar si Autoritete përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesit brenda institucionit të tyre.
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 599,00 EUR.
Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në Durrës, Shqipëri. Akomodimi në hotel në Durrës me mëngjes, drekë dhe darke, materjali i trajnimit, trajnimi dhe kthimi nga Durrësi në Prishtinë.
Imformata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te akomodimit në Durres, Shqiperi, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 09/09/2020 në ora 12.00.
Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme: Tel: 038 24 77 42; Mob: 044 312 601, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.