Roli dhe rëndësia e Autoriteteve përgjegjëse për parandalimin e Konfliktit të interesit në Institucionet Publike në Kosovë

Nga data 16 -19 Tetor 2020, në Tiranë, Shqipëri

Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?

Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen tema që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit në ushtrimin e detyrave publike. Ndryshimet që sjell Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik (Nr.06/L-011), tashmë obligojnë të gjitha institucionet publike të vendit tonë që në kuadër të vet të krijojnë Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e detyrave publike.

Gjatë këtij trajnimi fokusi kryesor do të jetë në këto tema:

– Si krijohen dhe si duhet të funksionojnë Autoritetet përgjegjëse për parandalimin e konflikti të interesit,

– Kush janë personat kompetent që duhet të përbëjnë Autoritetin përgjegjës në një institucion?

– Cilat janë detyrat dhe kompetencat e Autoritetit përgjegjës për parandalimin e konflikti të interesit

– Cili është bashkëpunimi i Autoritetit përgjegjës me Agjencinë kundër Korrupsionit ?

– Çka është konflikti i interesit ?

– Cilat janë llojet e konfliktit të interesit ?

– Si duhet të parandalohet konflikti i interesit ?

Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?

Ky trajnim u dedikohet të gjithë atyre zyrtarëve që kane rol udhëheqës qoftë në divizione apo departamente (shefa e drejtora).  Ndërsa në fokus të veçantë, trajnimi do të ishte i mirëseardhur pikërisht për zyrtarët që nga institucionet e tyre janë emruar si Autoritete përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesit brenda institucionit të tyre.

Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 599,00 EUR.

Në koston e trajnimit përfshihet:  transporti nga Prishtina në Tiranë, Shqipëri. Akomodimi në hotel në Tiranë me mëngjes, drekë dhe darke, materjali i trajnimit, trajnimi dhe kthimi nga Tiranë në Prishtinë.

Imformata shtesë:

Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te akomodimit në Tiranë në Prishtinë, të gjithë të    interesuarit  janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me  12/10/2020 në ora 12.00.

Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të  kontaktoni në kontaktet e  mëposhtme:  Tel: 038 24 77 42; Mob: 044 312 601, apo përmes e-mailit:  info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre:   Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, Prishtine,  10 000, Republika e Kosovës.

Ftesa e trajnimit – Konflikti i interesit T

Tags:
Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *