Qeverisja Korporative, raportimi dhe Vlerësimi i performancës në Ndërmarrje Publike

Nga data 16 -19 Tetor 2020, në Tiranë, Shqipëri
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohet qeverisja e ndërmarrjes publike, plani i biznesit, procesi i menaxhimit të performancës, perfshirë këtu riorganizimin respektivisht reformimin e brendshëm institucional apo organizativ, vleresimin e performancës, administrimi aktiv dhe zhvillimi i performancës në punë kundrejt përgjegjësive dhe objektivave të marra, ndërlidhja e performancës me rezultatet e arritura me anë të strategjive afatmesme të kompanisë dhe shërbimit ndaj klientëve , objektivat dhe realizimi i tyre, pengesat në mos realizimin me sukses etj.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Të gjithë udhëheqësve, drejtorëve të përgjithshëm, kryeshefave ekzekutiv, drejtorëve të departamenteve / drejtorive të administratës, menaxherëve/zyrtarëve të personelit, drejtorëve të departamenteve specifike, udhëheqësve të divizioneve, sektoreve e njësive të ndryshme organizative dhe anëtarëve të bordeve mbykqyrëse apo menaxhuerve të ndërmarrjeve te ndryshme publike dhe lokale në Kosovë.
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 599,00 Euro
Në koston e trajnimit përfshihet: transporti nga Prishtina në Tiranë, Shqipëri. Akomodimi në hotel në Tiranë me mëngjes, drekë dhe darke, materjali i trajnimit, trajnimi dhe kthimi nga Tiranë në Prishtinë.
Imformata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, për shkak të rezervimit te akomodimit në Tiranë në Prishtinë, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe nënshkrimin e kontratave të pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi deri me 12/10/2020 në ora 12.00.
Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme: Mob: 045 49 77 77 & 044 312 601, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com & kmi@kmi-rks.com apo web faqës: www.kmi-rks.com ose ne zyre: Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës.