Prokurimi elektronik – Sektori privat

Me 29 shkurt 2020, në, Prishtinë, Kosovë
Çfarë do të përmbajë programi i trajnimit?
Gjatë trajnimit dotë shtjellohen këto tema:
- Zhvillimi i Platformës së Prokurimit Elektronik në Kosovë
- Shfrytëzimi i e-prokurimit nga Operatorët Ekonomik
- Regjistrimi i Operatorit Ekonomik
- Përgatitja dhe dorëzimi i ofertës
- Kërkesa për sqarime në dosjen e tenderit
- Kërkesa për rishqyrtim në Autoritetin Kontraktues
- Përgatitja dhe dorëzime i ankesës në OSHP
- Regjistrim praktik i pjesëmarrësve në sistemin e E-prokurimit
Të gjitha këto shpjegohen në praktikë hap pas hapi që të jenë sa më të kuptueshme për pjesëmarrsit.
Kujt i dedikohet trajnimi i tillë?
Trajnimi i tillë ju dedikohet të gjitha bizneseve private që veprojnë në Kosovë dhe jashtë saj, të cilët janë të interesuar të aplikojnë në tendere publike në Institucionet e Rep. së Kosovës. Pas pjesëmarrjes në këtë trajnim pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të praktikojnë vetë, funksionimin e sistemit të prokurimit elektronik në Republikën e Kosovës.
Sa është çmimi i pjesmarrjes në trajnim?
Çmimi i pjesmarrjes në trajnim për një person është 75 EURO. Pagesa bëhet në ditën e trajnimit.
Në koston e trajnimit përfshihet: dreka, me një pije, 2 pauza te kafes, ujë, gjatë trajnimit, trajnimi një ditor materjali i trajnimit në kopje fizike, çertifikimi, TVSH-ja.
Informata shtesë:
Për të marrë pjesë në trajnim, të gjithë të interesuarit janë të obliguar që rezervimin dhe konfirmimin e pjesmarrjes në trajnim ta bëjnë gjithsesi 2 dite para mbatjes se trajnimit. Kompanit /pjesemarrsit duhet të paraqesin: listën e personave që dotë marrin pjes, numerin e telefonit dhe numerin fiskal per kompani.
Trajnimi mbahet në zyret e KMI-se, Rruga Qamil Hoxha, Hyrja Nr 08, Kati IV-re, Nr 9, afër restaurant “Pishat”, Prishtine, 10 000, Republika e Kosovës
Megjithatë, për cfarëdo informate shtesë lidhur me trajnimin relevant mund të kontaktoni në kontaktet e mëposhtme: Tel: 038 24 77 42, Mob: +383 44 312 601, apo përmes e-mailit: info@kmi-rks.com, kmi@kmi-rks.com, kosovomanagementinstitute@gmail.com, apo web faqës: www.kmi-rks.com.
Shkarko ftesen: E-PROKURIMI OK